Shkup: Krahas shifrave të larta, ahengjet nuk ndalen

Rrëmujë e tollovi kishte mbrëmë në një lokal të Shkupit ku mysafirët I argëtonte këngëtari nga Serbia Vllado Georgiev.

Këto pamje që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale janë bërë në një object të njohur hotelerik në qendër të Shkupit, pa u respektuar masat anti-covid. Në këtë video shihet se të pranishmit nuk mbajnë as distancë e as maska.

Inspektorët e Tregut, sipas rregullave ligjore, nuk kanë kompetenca të mbyllin objekte hotelerike në rast të mosrespektimit të masave, por vetëm të parashtrojnë kallëzim penal dhe gjoba me të holla. Për këtë shkak mbrëmë nuk është mbyllur cafeteria “Mosh” në Shkup, thonë inspektorë të tregut.  

“Le të mendojnë nga Qeveria se si të veprojmë më tej, për shkak se kot i kontrollojmë dhe shkruajmë procesverbale kur nuk mund t`i mbyllim lokalet. Pronarët kalojnë vetëm me dënime në të holla prej 4000 eurove, kurse për mysafirët që nuk i respektojnë protokollet nuk ka dënime. Kafeteria “Mosh” ka kallëzim penal nga java e kaluar. Duhen ndryshime ligjore urgjente që të mund të veprojmë me mbylljen e lokaleve”. thotë Stojko Paunovski – Drejtor i Inspektoratit Të Tregut.

Sonte këngëtari serb Vllado Georgiev ka caktuar koncertin e dytë në këtë lokal të Shkupit, kurse për nesër një concert I ngjashëm me këngëtarin kroat Toni Cetinski është paralajmëruar në lokalin “Intermeco” poashtu në Shkup. Nga iNspektorati I Tregut thonë se sërish do të jenë në terren dhe kërkojnë ndihmë edhe nga institucionet tjera se si t`I parandalojnë ahengjet ku nuk respektohen protokollet./KlanMacedonia