Ndotja e tepërt e ajrit që është regjistruar mbrëmë në zonën e Shkupit është ulur mëngjesin e sotëm, tregojnë të dhënat nga instrumentet matëse në ueb-faqen ndërkombëtare IQAir. Në orën 8 të mëngjesit të sotëm, kryeqyteti i Maqedonisë u rendit në vendin e 29-të sipas shkallës së ndotjes së ajrit në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Indeksi i ndotjes është 125, që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm për disa grupe të ndjeshme të popullsisë. Më të pranishmet janë grimcat helmuese PM2.5. Qyteti më i ndotur në botë sot në mëngjes është Akra e Ganës me indeks 345. Përndryshe, mbrëmë Shkupi ishte në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë, rreth orës 16 ishte në vendin e tetë, ndërsa rreth orës 17:00 në vendin e 9-të sipas shkallës së ndotjes. Arsyeja e uljes së ndotjes në ditën e parë të Vitit të Ri qëndron në uljen e trafikut në zonën e qytetit në orët e mëngjesit. Pasditen e djeshme trafiku ishte intensiv, ndërsa i njëjti u ul ndjeshëm me afrimin e mesnatës.
Lajme Shkup këtë mëngjes në vendin e 29-të/ Dje, në dhjetë qytetet më...