Shkup, kallëzim penal për policin që i mundësoi ikjen nga burgu një të dënuari

Nga MPB bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policit 45 vjeç nga Shkupi, me iniciale I.P., përcjell TV21. I njëjti dyshohet se ka liruar një të burgosur nga burgu i Idrizovës.

“Përkatësisht, I.P. në cilësinë e zyrtarit policor të burgjeve në burgun “Idrizovë” në Shkup, më 18.05.2023, derisa ishte në turn, me kërkesë të D.K. nga Kumanova, i dënuar me vuajtje të dënimit me burg deri në vitin 2027, për krime të kryera nga neni 237 paragrafi 1 dhe neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal, me trajtim të mbyllur në deparamentin e mbyllur, i ka hapur derën të njëjti duke i mundësuar arratisjen burgu i Idrizovës”, thonë nga MPB./tv21.tv