Shkup, javën tjetër mbërrin grupi i ri i afganëve

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë javës së ardhshme në vendin tonë të mbërrijë edhe një grup tjetër me afganët e evakuuar nga ushtria amerikane. Nuk dihet sa shtetas do të jenë në grupin e dytë apo nga cili shtet do të vijnë, duke pasur parasysh se nuk mund të vijnë direkt nga Kabuli, sepse aeroporti në Kabul është në duart e Talibanëve.

Deri tani kemi dhënë aprovim për 750 kërkesa të organizatave që kanë punuar me ne. Kur them me ne, e kam fjalë për me si NATO, sepse ne tani jemi pjesë e NATO-s, gjatë këtyre 20 viteve në Afganistan. Familjarët e tyre, stafi lokal, gra dhe fëmijë, të cilët jo për fajin e tyre”, pohoi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Në mbledhjen e këshillit strategjik për politikë të jashtme, ish-ambasadori Nano Ruzhin, tha se duhet të bëhet dallimi mes emigrantëve të rregullt, atyre që janë evakuuar së fundmi dhe qytetarëve që me vetiniciativë largohen nga Afganistani, dhe të cilët kategorizohen si emigrantë jo të rregullt. Sipas tij, duhet përpiluar një strategji për të parandaluar fluksin e tyre, edhe pse shtoi se muret e ndërtuara nga Turqia dhe Greqia, do të ndikojnë që të mos këtë valë si në vitin 2015.

Vlerësoj se institucionet, si UNHCR-ja, UNICEF-i, fshatrat e fëmijëve, dhe qendrat rajonale për migracion, së bashku me Ministrinë për Punë Jashtme dhe atë të Brendshme, duhet të përpilojnë një strategji, si mënyrë efikase për përballje me këtë problem. Së dyti, të mos presim që ata të na vijnë në kufi, pra të jemi të përgatitur. Së treti, mendoj se duhet të fuqizohet edhe bashkëpunimi me FRONTEX-in”, tha Nano Ruzhin, ish-ambasador

Pas trazirave që kapluan Afganistanin pas marrjes së pushtetit nga talibanët pritet të pësojë edhe ekonomia e shëtit afgan. Radhë të gjata u krijuan përpara bankave në vend, të cilat edhe dy javë pasi talibanët morën kontrollin, vazhduan të mbeteshin të mbyllura. Shumë familje nuk kanë para as për shpenzimet e përditshme, e disa nuk kanë marrë pagat. Burime nga Banka Qendrore e Afganistanit thanë se bankat praktikisht, nuk kishin më para kesh. Sfida e madhe e talibanëve është se ekonomia afgane varet gjerësisht prej qasjes në monedhat e huaja dhe ndihmës ndërkombëtare, shumica e të cilës u bllokua pas rënies së Kabulit./Alsat