Shkup: I riu nga Shqipëria paraqitet në spital si i aksidentuar, mjekët zbulojnë se është plagosur me armë zjarri

Më datë 09.03.2026, në ora 15:13, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup është raportuar se tek ata është dërguar me lëndime personi P.Gj. (25) nga Shqipëria.

​Përkatësisht, ai ka raportuar se ishte lënduar në një aksident komunikacioni të ndodhur para disa ditësh, por pas masave të ndërmarra, mjekët kanë konstatuar se ai ka plagë nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.