Shkup: Goditet rëndë nga vetura, 19-vjeçarja nga Haraçina

Aksident i rëndë trafiku ma ndodhur në bulevarin “Kërste Misirvkov” Shkup, kur vetura e tipit “Reno”, e ka goditur rëndë vajzën 19-vjeçe nga Haraçina. Ajo është lënduar rëndë, prandaj është dërguar menjëherë në Klinikën “Nënë Tereza” Shkup.
Sipas informacioneve të para, shoferi A.B. (25) nga Shkupi, si duket nuk e ka parë me kohë vajzën, gjë që ka rezultuar me goditjen e vajzës.
Pas dërgimit në Klinikën e Shkupit, mjekët kanë konstatuar lëndime serioze.
Në vendin e ngjarjes menjëherë është bërë edhe ekspertiza e nevojshme ligjore nga ana e policsë.