Shkup, gjobiten 121 shoferë, 64 për vozitje të shpejtë

Në territorin e qytetit të Shkupit janë gjobitur 121 shoferë, 64 prej tyre për vozitje më shumë se sa shpejtësia e lejuar, shtatë për vozitje pa patentë shoferi, 4 shkelje nga motoçiklistët.

MPB-ja kumtoi sot se pesë sanksione janë shqiptuar për përdorimin e celularit, dy për kalimin e një sinjali të mbyllur (drita e kuqe), një sanksion për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 24 për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme. Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë.

Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.