Shkup, dy vetura shkelën një udhëtar gjatë orës policore

Të martën ka ndodhur një aksident i pazakonshëm në Shkup. Sipas MPB-së, dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën dhe me këtë rast kanë goditur 25 vjeçarin me iniciale J.M. nga fshati Bardovcë, shkruan Gazeta Lajm.
Që të jetë ironia më e madhe, aksidenti ka ndodhur gjatë orës policore, kur rrugët e Shkupit janë të zbrazëta.

“Më datë 14.04.2020 në ora 19 e 20 minuta në bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’ në Shkup ka ndodhur aksident trafiku mes veturave “Opel Astra” me targa Shkupi drejtuar nga M.H. (46) nga Shkupi dhe veturës “Citroen” me targa të Shkupit të drejtuar nga personi B.S. (48) nga Shkupi, të cilat e kanë goditur J.M. (25) nga fshati Bardovcë”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas aksidentit, 25 vjeçari është dërguar në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski”.