Shkup, brenda 24 orëve policia shqiptoi qindra dënime!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në territorin e qytetit të Shkupit brenda 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 330 gjoba në trafik, përcjell TV21.

“140 sanksione për shoferët të cilët nuk kanë dhënë përparësi për këmbësorët, 41 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 15 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 15 sanksione për automjete me defekte teknike. Janë vendosur katër masa për shofer fillestar, shtatë sanksione për përdorim të celularit, pesë masa për kalim në semafor të mbyllur, ndërsa 26 sanksione janë shqiptuar për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët”, thonë nga MPB.