Shkup–Bllacë: ku është plani dhe projekti i ri?

Ministri i Transportit deklaroi se traseja e rrugës Shkup–Bllacë nuk do të kalojë nëpër parcelat e funksionarëve të BDI-së.

Por kjo deklaratë hap një pyetje shumë më të madhe:

A është ndryshuar realisht traseja, apo “parcelat” për të cilat u fol më herët kanë qenë të sajuara?

Nëse ekziston një trase e re, atëherë duhet të ekzistojnë edhe dokumentet që e dëshmojnë atë.

❓ A ekziston plan i ri urbanistik?
❓ A ekziston projekt i ri?
❓ A është miratuar ndryshimi i trasesë?
❓ Cili është vendimi zyrtar që e ka ndryshuar atë?

E vërteta është e thjeshtë:

Nuk mund të ketë “trase të re” pa plan të ri, projekt të ri dhe akte të reja të miratuara.

Prandaj, për transparencë ndaj qytetarëve, institucionet duhet të publikojnë:

📌 planin e ri urbanistik, nëse ekziston;
📌 projektin e ri të rrugës, nëse ekziston;
📌 vendimin zyrtar për ndryshimin e trasesë;
📌 hartën e parcelave nëpër të cilat do të kalojë rruga.

Sepse, nëse nuk ekziston as plan i ri urbanistik dhe as projekt i ri, atëherë lind pyetja:

A është ndryshuar vërtet traseja, apo vetëm deklarata politike?

Dhe edhe më e rëndësishmja:

Nëse sot punohet mbi planin dhe projektin e përgatitur gjatë qeverisjeve të udhëhequra nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja, atëherë pse flitet për “trasë të re”?

Dokumentet duhet të flasin. Jo deklaratat.

Status i Bekim Rexhepit, ish zëvendesministër i Transportit, BDI