Shkup, 81 shoferë gjobiten për vozitje të shpejtë!

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme (24 prill) ka vazhduar me aksionet e përforcuara të kontrollit në sferën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit, siç theksohet, janë shqiptuar gjithsej 138 masa, në mesin e të cilave për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes 81 sanksione, pesë për vozitje pa patentë shoferi, pesë për shfrytëzim të celularit, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë, 29 sanksione për vetura të regjistruara në mënyrë të parregullt.

Nga MPB potencojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.