Pesë nxënës të një shkolle në Shkup janë futur në izolim, pasi dy arsimtare të tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Familjarë të nxënësve kanë thënë për text.mk se bëhet fjalë për nxënës të shkollës fillore “Goce Dellçev” të komunës Qendër-Shkup. Te familjarët e nxënësve mbretëron panikë sepse fëmijët në shtëpi kanë kontaktuar edhe me fëmijë tjerë, por edhe me prindët, transmeton Gazeta Lajm. Nga komuna Qendër e kanë konfirmuar rastin duke paralajmëruar më shumë informacione gjatë ditës.
Maqedoni Shkup, 15 nxënës të të një shkolle futen në izolim