Dy këmbësorë dhe një bashkudhëtar janë lënduar në dy prej gjithsej njëmbëdhjetë aksidenteve komunikacioni, të cilat mbrëmë u regjistruan në Shkup dhe rrethinë. Në katër aksidente të komunikacionit me lëndime të lehta kanë kaluar katër persona, ndërsa në pesë tjera është shkaktuar dëm material.
Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, informon se policia e trafikut ka sanksionuar dhe përjashtuar nga komunikacioni dy shoferë të cilët automjetet i kanë drejtuar pa patent shoferi dhe dy tjerë për shkak se automjetet i kanë pasur të paregjistruara.
Njëkohësisht janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në semafor të kuq dhe një shofer, i cili nuk ka dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vende të parapara për këmbësorë.
Ndryshe, me ndihëm e veturës speciale karrotreci janë larguar 72 automjete.