Shkruhet historia në La Liga, Yamali golashënuesi më i ri në histori

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Ligas duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2.

Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2:0.

Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll.

I lindur në vitin 2007, Yamal është një nga talentet më premtues në futbollin evropian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme.