Shkon në 50 numri i viktimave nga eksplodimi në Bejrut, situatë kaotike në spitale

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Bejrutit është dyfishuar në të paktën 50 të vdekur, kam frikë se ka edhe më shumë të vdekur, tha Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan para gazetarëve para një spitali, raporton CNN,

Hassan tha se të paktën 2.750 persona tjerë janë plagosur nga shpërthimin masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, përcjell Alsat.

Situata është kaotike edhe në spitale.

“Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat”, tregon një dëshmitar.

Kryqi i Kuq i Libanit, zyrtarë shëndetësorë dhe politikanë u kanë bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të dëmtuarit në spital.

Media lokale njoftojnë se një nga spitalet kryesore, Universiteti Amerikan-Qendra Medicinale e Bejrutit është mbushur me pacientë.

Një producent i CNN në Beirut e përshkruan situatën si kaotike.

“Disa njerëz kanë thyer gjymtyrët, disa janë lënduar nga xhamat” tha Ghazi Balkiz.

“Unë hyra brenda, pashë disa njerëz të shtrirë në dysheme – mjekë që përpiqeshin të vinin IV-të për ndihmë. Disa njerëz kishin ndërruar jetë”, shtoi ai.