Shkon në 3 numri i shqiptarëve të vrarë nga përleshja e mbrëmshme në Athinë

Ka ndërruar jetë edhe shtetasi tjetër shqiptar i përfshirë në përplasjen me armë zjarri të një nate më parë në Athinë.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i tretë i përfshirë në ngjarjen që terrorizoi Athinën, ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një automjet në vendin e ngjarjes, por mjekët kanë konfirmuar se viktima kishte edhe plagë nga armë zjarri gjatë përplasjes së ndodhur mbrëmjes e së shtunës në një nga lagjet e kryeqytetit grek.

Mediat fqinje thonë se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur mes dy familjeve shqiptare lidhur me prishje të pazareve të drogës.

Më herët ishte raportuar vrasja e dy personave të tjerë, të dy shtetas shqiptar njëri nga të cilët u ekzekutua nga policia pasi hapi zjarr duke plagosur 2 efektivë.