Shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara në Tiranë, nis hetimi për 44 persona

Ka shkuar në 220 numri i kamerave të vendosura në mënyra të paligjshme në Tiranë.

Policia bëri me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Fijet” ka nisur hetimi i thelluar për 44 shtetas të cilët kanë vendosur në kundërshtim me ligjin kamera sigurie në ambiente dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Kamerat mendohet se janë vendosur për qëllime kriminale.

Efektivët e policisë së Tiranës çmontuan së fundi 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

“Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.”, thotë policia.

Reklama

Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë. /Telegrafi/