Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Tri rastet e fundit janë konfirmuar në orët e vona të së mërkurës.

“Janë 283 raste të testuara dhe 15 pozitive. 3 rastet (e fundit) janë persona që lidhen me rastin e parë, me pacientin zero”, ka thënë Manastirliu.

Në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit, që sot u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vdekur një person. /tch