Shkon në 11 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

Një 79-vjeçar ka humbur jetën në Shqipëri si pasojë e koronavriusit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave në këtë vend. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri në një deklaratë për mediat tha se janë regjistruar edhe 11 raste të reja që çon numrin e të infektuarve në total prej 223 personave. Deri tani janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.