“Shkollat nuk paraqesin rrezik për gjendjen epidemiologjike në vend”

Tani për tani nuk shohim se nxënësit paraqesin rrezik për gjendjen epidemiologjike në vend, tha Venko Filipçe duke nënvizuar se institucionet përkatëse në vazhdimësi e përcjellin situatën nëpër shkollat e vendit dhe se tani për tani nuk ka rrezik për shëndetin e fëmijëve.

“Aktive janë të gjitha shërbimet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, i grumbullojnë të gjitha të dhënat në bazë ditore, menjëherë i ndajnë me ne dhe Institutin e Shëndeti Publik (ISHP). Për momentin nuk shohim që nxënësit paraqesin rrezik lidhur me gjendjen epidemiologjike, gjegjësisht shëndetit të fëmijëve”, tha Filipçe.