Shkolla e Nënave : Reflektim i shoqërisë

Në Tetovë u realizua trajnimi “Shkolla e nënave” , ky projekt kishte synim të udhëzoj nënën se si të ndihmoj fëmijën të mos bie pre e ndonjë fatkeqësie që fëmija vetë nuk mund ta koordinoj. “Shkolla e nënave “ ka menduar për nënat me qëllim që t’i pajisin ato me aftësi dhe vetëbesim në udhëzimin e fëmijëve të vet nëpër sfidat e adoleshencës . Qendra Cortex në krye me drejtuesen e saj , Mr.Sema Halili ,e cila bëri përpjekjet maksimale që ky trajnim të oragnizohet edhe në Tetovë , ku edhe u zhvillua .Me mbështetjen e Institutit Zip një organizatë e pavarur joqeveritare e cila synon të përmirësojë proceset demokratike, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmes zgjidhjeve të përshtatura për problemet më të mprehta sociale, shoqërore dhe sistematike. Nëpërmjet bashkëpunimit me palët e interesuara, si institucionet qeveritare, joqeveritare dhe rajonale, vizioni i saj për Republikën e Maqedonisë së Veriut është një shtet demokratik shumë i zhvilluar, anëtar i Bashkimit Evropian, me qytetarë aktivë shoqëror dhe që kanë vetëdije të zhvilluar shoqërore dhe kolektive. Projektet e zbatuara janë kryesisht në 4 grupe të portofolit: Demokratizimi, Integrimi në BE, Të Drejtat e Njeriut dhe Kundërshtimi i Ekstremizmit të Dhunshëm. Projektet të cilat duam ti cekim janë: Mother Circles – Rrethi i nënave Projekti ka për synim të veprojë si një udhëzues për nënën si t’i mbajë fëmijët e sajë që të mos bien nën ndikimin e ekstremistëve. Duke punuar si një grup në një hapësirë të sigurtë, nënat ishin në gjendje të ndajnë përvojat dhe tregimet pa hezitim dhe frikë, duke mësuar mënyra për t’i ndihmuar fëmijët e tyre që të mos kalojnë në një rrugë të keqe. Për t’i ndihmuar në rrugën që ata zgjodhën për të ecur për hir të fëmijëve të tyre, kemi pasur trajnerë që kanë ofruar njohuri, mbështetje emocionale dhe morale. Forcimi i Kohezionit të Komunitetit duke nisur një lëvizje të komunitetit të nënave, i cili përfshin mbështetjen e nënave dhe mësuesve që të vazhdojnë të angazhohen rregullisht dhe në mënyrë të strukturuar që të përdorin zërat e tyre për të thyer heshtjen rreth temës tabu të ekstremizmit. MotherSchools – Shkolla e nënave Shkolla e Nënave është një program i organizatës “Women Without Borders”, i menduar per nënat me qëllim që t’i pajisin ato me aftësi dhe vetëbesim në udhëzimin e fëmijëve të vet nëpër sfidat e adoleshencës, ndikimeve negative dhe pasigurive globale që sa vijnë e shtohen. Shkolla e Nënave krijon një hapësirë të sigurt për të mësuar, për të ndërtuar mirëbesim dhe për të gjetur mbështetje nga të tjerët që po përballen me të njëjtat çështje, pa paragjykim ose frikë. Deri më tani, Shkolla e Nënave po zbatohet në Austri, Angli, Gjermani, Indi, Indonezi, Jordani, Kashmir, Maqedoni, Nigeri, Pakistan, Taxhikistan dhe Tanzani. Gjatë programit 10-javor “Shkolla e Nënave”, eksploruan rolin e femrës si nënë, grua dhe lidere në komunitetin komunitetin e saj . Temat që u zhvilluan u përqëndruan në vetëbesimin, komunikimin efektiv me fëmijët tuaj, elementet e zhvillimit fëmijëror dhe si të promovojn paqen në shtëpi. aty mësuan se si t’i mbrojnë fëmijët nga dhuna dhe për rolin e nënës në mjedisin e sigurisë për të garantuar se komuniteti i saj do të jetë i sigurt. Programi “Shkolla e Nënave“ nënês i dha një mundësi për të reflektuar për veten, fëmijët dhe familjen dhe do t‘u ofrojë një platformë për të ndarë historitë e saj me nënat tjera. Në vitin 2019 Shkolla e Nënave u implementua në Komunën e Gostivarit, Tetovës dhe Studeniçanit. Ndërsa në vitin 2020 Shkolla e Nënave do të implementohet në Komunën e Çairit dhe të Sarajit. Zëri i nënave falenderon dhe mbështet qendrën Cortex në realizimin e projekteve tjera pasi në Tetovë është e vetmja qendër që hap dyert për qytetarët e saj . Me shpresë që trajnime të tilla do reflektojnë në shoqërinë tonë .

Loading...