Shkëndija u nis për në Antalia

 

23 janar 2020 – Sot në orët e mëngjesit, skuadra e Shkëndijës nga Tetova u nis për në Antalia të Turqisë, për zhvillimin e fazës së dytë përgatitore. Atje kuqezinjtë do të qëndrojnë deri më 8 shkurt.

Në Antalia kanë caktuar edhe katër ndeshje kontrolluese.

Ja rivalët e kuqezinjve në tokën turke:
K.F. Shkëndija – FC Sered (Sllovaki)                      26/01/2020

K.F. Shkëndija – MFK Karvina (Çeki)                    30/01/2020

K.F. Shkëndija – Randers FC (Danimarkë)          04/02/2020

K.F. Shkëndija – Slovan Liberec( Çeki)                 07/02/2020./Gazeta Lajm