KF Shkëndija në një nga ndeshjet më vendimtare të këtij edicioni europian, sonte në Stadiumin “Todor Proeski” mposhti me rezultat 2 me 0 Slovan Bratislava. Në minutën e 33 Shkëndija kaloi në avantazh nga një autogol i shënuar nga Kenan Bajric, ndërsa Sebastjan Spahiu në minutën e 45 të pjesës së parë vulosi fitoren e KF Shkëndijës. Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 7 pikëve dhe brenda top 24 të fazës së Conference League kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i grumbullimit të pikëve që do të përcaktojë kështu renditjen e përgjithshme për top 8 që futen direkt dhe më pas 16 vendet e tjera që do të shkojnë në përballje mes tyre në
playoff.
Sport Shkëndija gjunjëzoi Slovan Bratislava




