Sukses historik për Shkëndijën e Haraçinës, e cila e mposhti Rabotniçkin dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, shkruan TV21. Ndeshja përfundoi 3:1 për Shkëndijën, që kaloi në avantazh me golin e Desniç në minutën e 40-të. Në minutën e 60-të rezultati u bë 2:0 me golin e Zhoglev. Rabotniçki ngushtoi diferencën në 2:1 përmes Demirit, ndërsa në minutën e 85-të Nazifi shënoi golin e tretë për Shkëndijën. Vlen të theksohet se Shkëndija Haraçinë luan në Ligën e Dytë dhe trajneri i saj është emri i njohur i futbollit Ljupço Markovski-Kalc. Tani, Shkëndija Haraçinë pret kundërshtarin nga ndeshja, Struga Trim Lum – Shkëndija.
Sport Shkëndija e Haraçinës në gjysmëfinale, mposhti Rabotniçkin



