Shkëndija dominoi, por nuk shënoi, pa gola me Karvinën

Shkëndija ka barazuar pa gola (0-0) kundër ekipit çek Karvina. Ndeshja u luajt në Belek, afër Antaliasë.

Kuqezinjtë në ndeshjen e parë mposhtën Sered me 3-2.

Ekipi i trajnerit Gjoka ishte kundërshtar më i mirë, megjithatë i mungoi realizimi.

Shkëndija: Zahov, Murati, Radeski, Alimi, Totre, Imeri, Ahmedi, Dallku, Krivak, Mici, Besart Ibraimi.

 

Luajtën edhe:Rexhepi, Neto, Çeshmexhiev, Ramadani, Fazli, Agim Ibraimi, Sadriu, Zejnullai, Merxhani, Nafiu dhe Neziri.
Shkëndija me 4 shkurt luan miqësoren e tretë, kësaj radhe kundër danezëve të Randers./reshat ibrahimi/