Shkencëtarët francez do ta testojnë ndikimin e nikotinës ndaj Covid-19

Shkencëtarët francez do të fillojnë një hulumtim ndaj njerëzve me qëllim ta testojnë supozimin se nikotina mund të ndihmojë në luftën me koronavirusin e ri.

Hulumtimi do të realizohet ndaj një grupi punonjësish shëndetësor dhe pacientësh të cilët do të mbajnë flaster nikotini, si dhe ndaj një grupi njerëzish të cilët do të vendosin flaster.

Testimi duhet të zbulojë nëse ekziston dallim në reagimin e trupave të tyre në Covid 19.

Hulumtimi është vazhdimi i studimit shkencor francez të publikuar paraprakisht, në të cilën u konfirmua se duhanëpirësit kanë shanse më të vogla 80 për qind të infektohen me koronavirus nga jo konsumuesit e duhanit në moshë të njëjtë.

Shkencëtarët theksojnë se do të testohet ndikimi i nikotinës, e jo i duhanit dhe cigareve, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Nikotina është alkaloid natyror që gjendet në duhan.