– Shkencëtarët e Administrata kombëtare amerikane për oqeane dhe atmosferë publikuan se ka 75 për qind mundësi që
viti 2020 do të jetë viti më i ngrohtë në histori që kur kryhen masa. Ata theksojnë se tre muajt e parë të vitit kanë qenë më të ngrohta vetëm në vitin 2016, kur pati një ndikim të fortë të El Ninjos, i cili e ngroh Paqësorin dhe
ndikon në temperaturën mesatare të ajrit në botë. Sipas shkencëtarëve, ngrohja e këtij viti është e pazakontë dhe me siguri është pasojë e emetimeve shumëvjeçare të gazrave që shkaktojnë efekt të kopshtit të qelqtë pas djegies së karburanteve fosile. Shkencëtarët theksojnë se edhe nëse nuk është viti më i ngrohtë, ai me siguri do të jetë në mesin e pesë viteve më të ngrohta ndonjëherë.
Rajon-Botë Shkencëtarët amerikanë parashikojnë që vitit 2020 mund të jetë viti më i...



