Kosovë-Shqipëri Shkëmbenin pako me një kilogramë kokainë, kapen në flagrancë dy persona në...

Shkëmbenin pako me një kilogramë kokainë, kapen në flagrancë dy persona në Tiranë

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona si dhe ka sekuestruar rreth një kilogram lëndë të dyshuar narkotike, kokainë.

Sipas njoftimi bëhet e ditur se dy personat u kapën në flagrancë gjatë tentativës për t’i dhënë 23 vjeçarit pakon me rreth një kilogramë kokainë.

“Finalizohet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar ‘White pack’. U kapën në flagrancë gjatë tentativës për t’i dhënë një 23-vjeçari, pakon me rreth 1 kg kokainë, vihen në pranga 2 bashkëpunëtorët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit shpallet në kërkim 23-vjeçari që do të merrte pakon me lëndë narkotike.

“Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – S. Gj., 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç”, thuhet në njoftim.