Shkëlqimi dhe rënia e çiftit Amber Heard dhe Johnny Depp

Me kalimin e viteve, kuptova se po ndjeja zili duke parë udhëtimet magjepsëse të njerezve të tjerë në Instagram ose duke takuar miq që dukej se bënin një jetë të përsosur. Dhe me inatin dhe zilinë që më kaplonte, thura disa vargje ngushëlluese për veten.

“Ne kontrollojmë çdo gjë me mendje dhe si e tillë mund të bëjmë parajsën ferr dhe ferrin parajsë”.

Është diçka që çdokush duhet ta ketë parasysh, pasi ka njerëz që dikush mund të jetë i pashëm, të ketë paratë, dashurinë dhe mund të ndihet i mjerë dhe ka njerëz të tjerë që nuk janë të bekuar me asnjërën nga këto dhe janë të lumtur me jetën që bëjnë.

Është në dorën tonë të jemi të lumtur ose të shkatërrojmë jetën me mendimet tona.

Fjalët e John Miltonit në librin “Parajsa e humbur” janë një pasqyrë e shkëlqyer në një botë ku sundon iluzioni dhe ku mediat sociale mund të përforcojnë perceptimet e gabuara dhe të nxisin depresionin.

Ajo që shihni nuk është domosdoshmërisht ajo që po ndodh. E gjitha varet nga këndvështrimi juaj.

Disa mendojnë se ishte e gabuar të fiksoheshit në spektaklin e zymtë të gjyqit Johnny Depp-Amber Heard. Dhe është e vërtetë që, është e dhimbshme të shikosh spiralen degraduese të çiftit dikur të lumtur teksa luftonin kundër njëri-tjetrit në gjykatë.

Ajo i la jashtëqitjet në shtratin e tij apo ai i dërgoi një sms shokut të tij ku shkruante se donte që të mbyste dhe digjte Amber.

E turpshme, po. Prapëseprapë, ka një arsye që ishte e vështirë të hiqnim dorë nga drama, dhe është një arsye parësore: Kjo është historia që ne kemi krijuar.

Adami dhe Eva ishin një çift rrezatues, të dashuruar marrëzisht. Siç shkruan Milton, ajo kishte një bel të hollë dhe ai kishte “hije” burri. Ata shijuan praninë e njeri-tjetrit në Eden, derisa pas u grindën dhe fajësuan njëri-tjetrin dhe më pas u dëbuan nga parajsa.

Historitë pas gjyqit rreth Heard dhe Depp po hedhin dritë nëse ata do të kenë ende një karrierë në Hollywood.

A do të paguajë Heard mbi 10 milionë dollarë Jonny Deep? A do të jetë ajo ende pjesë e filmit “Aquaman”, pasi 4.5 milionë fansa të çmendur të Depp i kërkuan Warner Bros dhe DC Entertainment që ta heqin atë?

Siç tha një ekzekutiv në një studio të madhe për Vanity Fair, “Me sa duket ka një fitues, por a është vërtet?

Në industri, ata të dy tani kanë treguar një anë të errët që do të jetë e vështirë të rifitojnë imazhin e dikushëm.

Gjyqi mund të cilësohet si një histori politike dhe një histori për barazi gjinore.

Në të vërtetë, çdo gjë filloi me Evën, e cila fajësohet për tundimin e Adamit në mëkatin fillestar. Sikur Perëndia të kishte gjetur ndonjë mënyrë tjetër «për të krijuar njerëzimin» sesa nga gruaja.

Ai i frikësohet “shqetësimeve të panumërta në tokë përmes kurtheve nga femrat.” Unë u përpoqa të vizitoja varrin e Evës një herë në Arabinë Saudite. Për disa myslimanë, tradita thotë se varri i gruas që është Eva biblike është në qytetin e Detit të Kuq të Jeddah.

Roja i varrezave tha se asnjë grua nuk lejohej të hynte.

“Pra, do të duhej të isha e vdekur për të hyrë brenda, e pyeta atë.

“Po,” tha ai.

Gjyqi bëri jehonë. Është në natyrën njerëzore të magjepsesh nga historitë që bëjnë jehonë, ashtu edhe si nga historia se si Adami dhe Eva u shndërruan në njerëz të thjeshtë. Sipas Librit të Zanafillës dhe “Parajsës së Humbur”, sjellja e përshkruar në gjyqin e shpifjes – xhelozia, dhuna, teprimi, kënaqja e tepërt erdhi si rezultat i dorëzimit të Evës ndaj Satanait dhe Adamit ndaj Evës.

Kur Heard dhe Depp u martuan në vitin 2015, një nga miqtë e tij i tha People se ai ishte “çmendurisht i dashuruar”.

Dhe çfarë mund të jetë më Edenic(kopshti i Adamit dhe Evës) sesa portofoli i pronave prej 100 milionë dollarësh të Depp, që përfshin një fshat francez në Côte d’Azur, me restorantin e vet, kishën, dhe shtëpinë me një bodrum vere me temë “Piratët e Karaibeve”; një ishull privat në Bahamas; një fermë kuajsh në Kentaki; pesë penthouse në Los Anxhelos me një pishinë, një ndërtesë historike Art Deco në qendër të qytetit; dhe një kompleks me pesë pallate në Hollyëood Hills?

Kishte gjithashtu një jaht luksoz që ai ia shiti J.K. Rowling në 2016. Por rrënimi erdhi shpejt dhe pas kësaj pasuan edhe veprimet negative.

Çifti dikur ishte rrezatues, ashtu siç ishte njerëzimi ishte para mëkatit të Evës dhe Adamit.

/abcnews.al