“AUTORITETET SHËNDËTËSORE TË REAGOJNË, KEMI FRIKË SE DO T’IA VËNË FLAKËN”
“Qe sa ditë është në këtë gjendje? Gati katër ditë. A ka ardh dikush ta sheh prej institucioneve? Deri
tash jo. Me vetëiniciativë e mbylla derën që të siguroj sadopak që mos ta ndezin. Pasi me të vërtetë
kjo është turp”.
Ambulanca në fshatin Sfillare të Komunës së Sarajit është demoluar krejtësisht. Janë thyer dyert,
dritaret dhe të gjitha dokumentat e banorëve janë shkaravitur. Kryetari i Bashkësisë Lokale Samet
Abdullahu thotë se autoritetet shëndetësore duhet urgjentisht të angazhojnë një mjek amë në këtë
poliklinikë.
SAMET ABDULLAHU KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE
“Apeli është deri te ministria e shëndetësisë dhe Shtëpia e shëndetit që sa më shpejtë procedura të
përshpejtohet dhe të kemi një mjek. Ne si bashkësi lokale do të organizohemi që të pastrohet dhe
rregullohet të kontribojmë që sa më shumë që ta kthejmë në gjendje siç ka qenë apo ndoshta edhe
më mirë”.
Dyshimet e banorëve është se ambulanca është demoluar na banorët e pandërgjegjshëm. Ndërsa nga
Shtëpia e Shëndetit Publik infrormojnë se në aumbulancën nuk ka dëmë të mëdha përveç se është thyer
dera, por se do të rregullohet në ditët në vijim.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Procedura për dhënien me koncesion të autoambulancës është në proces e sipër. Në ditët në vijim
është planifikuar të publikohet shpallja publike për dhënie në koncesion. Ka mjekë të interesuar që
kanë shprehur interesim për ta marrë me koncesion këtë ambulancë”.
Që mos të demolohet sërish kryetari i bashkësisë lokale ka vendosur drynin. Ndryshe dy mijë pacientë
mbetën pa mjek amë dhe janë të detyruar ilaçet t’i blejnë privat, kjo pasi katër muaj më parë ndërroi
jetë mjekja. /KlanMacedonia/




