Shkarkohet kreu i Inspektoratit të Mjedisit

Qeveria në seancën e sotme e ka shkarkuar nga detyra drejtoren e Inspektoratit shtetëror të mjedisit, Ana Petrovska. Në vend të saj është emëruar Sreten Stojkovski. Pak orë përpara shkarkimit Petrovska prezantoi raportin gjashtë mujor të punës së Inspektoratit të Mjedisit. Ajo tha se janë konstatuar 363 shkelje ligjore në dëm të mjedisit jetësor. Po ashtu janë ngritur 43 kallëzime nga të cilat 36 janë sanksione në gjoba, prej të cilave më e larta 20 mijë euro, ndërsa janë ngritur edhe dy padi penale.

“Gjobat më të ulëta janë tre mijë euro, ndërsa gjoba më e lartë këtë vit është 20 mijë euro. Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor është rritur dukshëm në periudhën e kaluar dhe jemi të vendosur që tu qëndrojmë në rrugë atyre që përpiqen ta ndotin mjedisin jetësor. Edhe krahas sfidave me të cilat ballafaqohet Inspektorati, vazhdojmë me përpjekje më të mëdha dhe me ndëshkim më të madh të ndotësve”.- deklaroi Ana Petrovska, Drejtore e Inspektoratit të Mjedisit.