Shkalla e papunësisë në eurozonë shënon rënie

Shkalla e papunësisë në zonën e euros ra në korrik, ndërsa ekonomitë u rihapën pas valës së dytë, sipas shifrave të publikuara sot nga Eurostat.

Shkalla e papunësisë ra në 7,6 për qind në korrik, siç pritej, nga 7,8 përqind në qershor.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë ishte 8,4 për qind.

Numri i të papunëve u ul 350 000 në korrik, nga qershori.

Në baza vjetore, papunësia ra me 1,336 milionë.

Shkalla e papunësisë mes të rinjve nën 25 vjeç ra në 16,5 për qind në korrik, nga 17,2 për qind në qershor.

Shkalla e papunësisë në BE ishte 6,9 për qind në korrik, nga 7,1 për qind në qershor dhe nga 7,6 për qind në korrik 2020.

Sipas ekonomistëve, rënia e normës së papunësisë shton presionet afatmesme të inflacionit, që, padyshim, do të nxisin shqetësime të tjera të ashpra në lidhje me politikën e Bankës Qendrore Evropiane.