Zyra Kombëtare e Statistikave tha se shkalla e lindjeve vitin e kaluar ishte 10.48 në njëmijë – që është norma më e ulët që nga viti 1949.
Sipas saj, numri i foshnjave të lindura më 2019 ka rënë për rreth 580,000, në 14.65 milionë.
Popullsia e përgjithshme e Kinës ishte 1.4 miliard në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 1.39 miliard në vitin paraprak.
Kostot në rritje të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe strehimit thuhet se i kanë dekurajuar shumë çifte të reja në Kinë që të kenë fëmijë.
Qeveria e Kinës e ka hequr politikën për vetëm një fëmijë në vitin 2015.
Politika e tillë ka hyrë në fuqi në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.
Familjet që e kanë shkelur atë, janë përballur me gjoba, humbje të punës dhe ndonjëherë aborte të detyruara.