Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një 61-vjeçar pasi i njëjti qëllimisht shkaktoi zjarr në fshatin Ognjancë, transmeton TV21.
“Sot (11.07.2025) nëpunësit policorë nga SPB Shkup në ora 18:30, tek deponia e vjetër e fshatit Ognjancë kanë takuar A.F.(61) nga fshati Ognjancë se si ka shkaktuar zjarr në tokë dhe në deponi. Zjarri është shuar. kurse A.F. është privuar nga liria”, thuhet në njoftim.