Reshjet e dendura të shiut kanë çuar në përmbytje në Austri dhe në një qytet në Styria, banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi për shkak të rrezikut për jetën e tyre.
Sipas meteorologëve, më shumë se 100 litra për metër katror kanë rënë në rajon në një kohë të shkurtër, shkruajnë mediat e huaja.
Në qytetin me 4000 banorë në veri të Grazit, një përmbytje “rrëmbeu” disa makina dhe dëmtoi shumë shtëpi.
Madje, qendra e qytetit ishte përkohësisht e qasshme vetëm me varkë.
Disa shoferë u bllokuan në automjetet e tyre, por mundën të shpëtoheshin, ka thënë një zëdhënës i komunitetit.
Megjithatë, qendra paralajmëruese i këshilloi njerëzit të jenë të kujdesshëm.
Ndërkohë raportohet se disa qendra votimi për zgjedhjet e BE-së ishin gjithashtu të paarritshme ose të shkatërruara nga stuhitë e forta. Mirëpo, kryetarët përgjegjës reaguan shpejt dhe i zhvendosën qendrat e votimit.
Për fat të mirë, të dielën moti ishte qetësuar.
Alarmi i mbrojtjes civile, i cili sipas APA ishte shpallur në Deutschfeistritz, Eggersdorf dhe në rrethin Graz të Nord-Andritz, u hoq në mëngjes.
Nuk pati raportime për të lënduar.
Megjithatë, meteorologët thonë se nuk përjashtohen shtrëngata të tjera.