Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e shitjes së produkteve pyjore për 33.7 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të fundit, ndërkohë prodhimi ka shënuar ulje, transmeton Portalb.mk.
“Në të njëjtën periudhë, shitja e produkteve pyjore është 35 590 m3 dhe shënon rritje prej 33.7 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 39 përqind është ulur te druri për miniera, ndërsa rritje kemi vetëm te druri i rrumbullakët, rritje për 44.7 përqind.
Në tremujorin e parë të këtij viti shitja e produkteve pyjore arriti në 35 mijë metra kub. Te druri për zjarr kemi rritje për 8.6 përqind.





