“Shitën Shqipëri dhe Kosovë!”Pa mikrofon, demokrati i tërheq vëmendjen Berishës

Ai nuk kishte mikrofon, por nga llozha e sallës së kinema Millenium në Shkodër ku ishte ulur, u ngrit në këmbë dhe i kërkoi fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pasi mori konfirmimin e Berishës, simpatizanti demokrat përcolli këtë mesazh.

“I bëj thirrje Edi Ramës, pushtetit të tij të krimit dhe atij që e kanë çuar në Hagë se kanë shitur Shqipërinë dhe Kosovën. Poshtë qeveria e krimit dhe bandave kriminale, rroftë demokracia!”

Dhe pse pa mikrofon mesazhi i tij u dëgjua mjaftueshëm sa për t’u duartrokitur dhe krijuar ilaritet në sallë.