Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë New Yorkun të enjten, duke vrarë dy persona në qytet, tha kryebashkiaku Eric Adams, ndërsa stuhitë shoqëruese ndërprenë fluturimet dhe autoritetet meteorologjike paralajmëruan për përmbytje në disa zona.
Mediat amerikane kanë raportuar incidente përmbytjesh dhe dëmesh, ndërsa zyrtarët në aeroportet JFK, LaGuardia dhe Newark të qytetit thanë se oraret e fluturimeve janë ndërprerë, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet meteorologjike raportuan një sasi rekord prej 4.7 cm shiu në Central Park, ndërsa 5.31 cm ranë në Aeroportin LaGuardia dhe 5.05 cm në Aeroportin Ndërkombëtar Newark Liberty në New Jersey.
 
		



