Shirat e rrëmbyeshëm godasin Indinë, rritet në 14 numri i viktimave

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë goditur shtetin Kerala në jug të Indisë gjatë fundjavës, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 7.700 persona janë evakuuar dhe janë strehuar në 275 kampe të përkohshme të ngritura në të gjithë shtetin, pas përkeqësimit të situatës së shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i Keralës, V. D. Satheesan, bëri të ditur se do të zhvillojë takime me zyrtarët lokalë për të shqyrtuar gjendjen në terren dhe funksionimin e strehimoreve, ndërsa theksoi se operacionet e pastrimit kanë nisur në zonat më të prekura nga përmbytjet.

Autoritetet indiane ka paralajmëruar se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë së martës, me erëra të forta dhe reshje të moderuara shiu në disa pjesë të shtetit.