Petre Shilegov, ish-deputet i LSDM-së dhe ish-kryetar i Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së, kërkoi dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, pas zgjedhjes së djeshme të udhëheqjes së re të partisë.
Shilegov, fillimisht në rrjetet sociale, në mënyrë ironike e akuzoi Filipçen se ka bërë një “vetëshkatërrim me qëllim”, për t’u sqaruar më pas se po kërkon dorëheqjen e tij.
“Legjislacioni maqedonas njeh vrasjen nga pakujdesia. Njeh edhe vrasjen me qëllim, por nuk njeh (vetë) vrasje me qëllim!!!!
Apo përgjegjësia ju rëndon shumë?
Apo marrëveshja ju rëndon?
Ose je LSDM, ose je tregtar,” shkroi Shilegov, për t’u sqaruar më pas pas reagimeve që, siç thotë, i ka marrë.
“Meqenëse ndoshta shumëkush nuk e kuptoi, PO! Kërkoj dorëheqjen e ‘kryetarit’ të LSDM-së,” shkroi Shilegov në Facebook.
Pasdite, dorëheqje nga posti i kryetarit të organizatës komunale të LSDM-së në Kriva Pallankë dha edhe kryetari i komunës, Sashko Mitovski, një nga të paktët që arriti fitore në zgjedhje.
Në dorëheqjen e Mitovskit, drejtuar Filipçes dhe sekretarit të përgjithshëm Dimitrijeviq, thuhet se ajo është e parevokueshme dhe se, duke u udhëhequr nga vlerat që përfaqëson LSDM-ja, ky është veprimi më korrekt nga ana e tij. Kjo është dorëheqja e dytë pas zgjedhjes së udhëheqjes së re.
Sot, nga posti i kryetarit të OO të LSDM-së në Manastir (Bitola) u tërhoq edhe Metodija Kunovski, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Manastirit.






