Nuk jam i kënaqur si qëndrojmë me drejtësinë. Në luftë jemi me mbetjet e gjyqësorit-Svarovski. Me atë gjyqësor po rrihemi dhe për shkak të asaj se nuk mundemi ta zbatojmë drejtësinë deri në fund, e cila është e nevojshme për shoqërinë tonë. Ajo është shënjestra e radhës. Kështu ka deklaruar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov për REL.
Sipas tij, punët ngadalë po ecin në gjyqësor, por jo në tërë gjyqësor, por në atë, në domenin e të cilit është vendosja për krimin.
“Flasim për një gjykatë në shtet atë Themelore, dhe një gjykatë në shtet, Apelin”, tha Shilegov.
Ai nuk vlerëson se pakënaqësia eventuale nga puna e kryetarëve të komunave mund të pasqyrohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi që ashtu siç thotë, populli është i mençur, e di se si i ndanë punët dhe saktë e di se për çfarë politika ka votuar. Në tre vitet e kaluara, tha Shilegov, nuk ka parë gabime fundamentale dhe strategjike në miratimin e vendimeve politike nga LSDM, por gabime të vogla njerëzore. Pastaj theksoi se për dy vjet e gjysmë shteti po bëhet anëtare e NATO-s.
Maqedoni Shilegov i pakënaqur me funksionimin e drejtëisë