Shilegov: Hipokrizia e VMRO-së shihet në faktin se deputetët e tyre nxjerrin pasaportat me emrin e ri kushtetues

Hipokrizia e VMRO-së shihet në faktin se publikisht po derdhin lot për problemin që kanë qytetarët me nxjerrjen e pasaportave dhe nga ana tjetër po nxjerrin pasaporta me emrin e ri kushtetues të shtetit, shembull tipik i sjelljes së kësaj partie, tha anëtari i I LSDM-së, Petre Shilegov.

“Jovan Jaulevski, Toni Jarevski, Aleksandar Veljanovski, Mirce Axhieski, Aleksandar Nikollovski, Dragan Kovaçki, Ivanka Vasilevska, Mile Levkov, Bojan Stojanovski, Toni Jarevski, të gjithë këta deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë nxjerrë pasaporta diplomatike me emrin e ri kushtetues të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Në të njëjtën kohë kur rrejshëm po derdhin lot për qytetarët, për vete dhe familjarët e tyre sigurojnë pasaporta me emrin e ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut. VMRO po abuzon me hallin e njerëzve”, tha Shilegov.

Shilegov shton se në kurriz të shtetit, në kurriz të shoqërisë, VMRO-DPMNE vazhdimisht krijon probleme, për pikë politike.