Avokati Petre Shilegov, në fjalët hyrëse në mbrojtjen e të akuzuarit Shefket Haziri, kërkoi që Prokuroria ta tërheq aktakuzën, dhe ta përpunojë në mënyrë cilësore. Shilegov theksoi se me dhënien e secilës licencë të re, ndërpritet vlefshmëria e licencës paraprake, rrjedhimisht, nuk mundet që licencë e vitit 2013 ose 2014, të ketë vlefshmëri juridike në vitin 2025.
“Në thelb, vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është vepër e drejtpërdrejtë, momentale. Diçka që ndodh në moment, dhe të gjithë e pamë se cili ishte ai moment dhe kush e shkaktoi zjarrin. Një pjesë e atyre njerëzve janë të vdekur dhe nuk dua të kthehem në atë moment, megjithatë ajo është vepra, ajo që e pamë të gjithë. Në përmbajtje nuk mund të jetë diçka ndryshe. Nuk mundet nënshkrimi, që e keni pasur për detyrë si pjesë e obligimeve në punë të aktit juridik, të shkaktojnë zjarrin. Për mua së paku është e pakuptimtë, dhe mendoj që njeriu nuk duhet të jetë jurist që këtë jologjikë, të pranishme në pamflet të Prokurorisë, të thotë se e ka bërë ky i akuzuar. Stupiditeti, ose budallallëku i aktakuzës, është aq sa që neve Prokuroria na akuzon që këto 34 të akuzuar, se këta 34 të akuzuar, njihen, janë marrë vesh dhe me vetëdije e kanë djegur diskotekën, kjo është ‘bashkëkryerje’”, tha mes tjerash Shilegov.




