Shikoni si diskriminohen shqiptarët në Prilep, nuk i lënë të hyjnë në kafe (VIDEO)

Është e vështirë të jesh shqiptar në Prilep. Për t`u shkolluar duhet të udhëtosh me kilometra, bukën e fitojnë duke u zgjuar në 2 të mëngjesit për të shkuar tek arat, e mundi në fund nuk iu paguhet sa duhet.

E sikur këto vështirësi mos të jenë të mjaftueshme, ata diskriminohen edhe kur duan të paguajnë në objekt privat për të pirë kafe.

Kështu ndodhi me Ilirin dhe shokët e tij disa ditë më parë, në një kafene të Prilepit. Edhe pse lokali ishte i zbrazur, atyre pronari u tha se gjithçka është e rezervuar.

Ndiqeni videon në linkun më poshtë: