Shihni fotot e hajgares me trotuaret në Kumanovë, kryetari Makso “lavdërohet”!

Kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski-Makso, po shfrytëzon rasti që çdo aktivitet ose punime të cilat i realizon me paratë e qytetarëve, taksapaguesve, si puna e trotuareve, kanalizimeve, ujësjellësit etj., ta kthejë në marketing me qëllim të përfitimit të poenëve politikë. Mirëpo, jo gjithmonë mënyrë e “reklamimit me cdo kusht”, jep efekt pozitiv. Shikoni cfare skandali kanë bërë punëtorët komunalë duke u përpjekur të përshtasin trotuaret edhe për këmbësorët që lëvizin me biçikleta dhe karroca për fëmijë. Punimet që po i shihni në foto, nuk janë të denja as për Afrikë e lere më në Evropë. Sipas arkitektëve, përshtatja e tillë e trotuarit ne asnjë vend në botë nuk bëhet me asfalt, por me pllaka betoni (bekaton). Nuk është hera e parë që komuna punimet infrastrukturore i bënë në stilin “aty për aty”./ Gazeta Lajm