Shifra optimiste, 7.170 të shëruar për 24 orë!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë janë regjistruar 711 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 3.197 testimeve, transmeton TV21.

Nga rastet e reja, 84 janë pacientë që janë sëmurë me koronavirus për të dytën herë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 7.170 të shëruar dhe 22 viktima.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 26.01.2022 -27.01.2022.

Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 13.628./TV21