Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme në disa qytete të Kosovës

Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa qytete të Kosovës këtë të shtunë.

Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive.

Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyer e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.

Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme.