Shi gjatë fundjavës

Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil me temperatura të ulta në mëngjes dhe me kushte për mjegull në disa lugina.

Të shtunën vranësirat do të rriten, ndërsa nga dita e diel do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me të reshura të përkohshme të shiut, me intensitet të ndryshëm.
– Advertisement –

Për shkak të vranësirave, temperaturat e mëngjesit do të jenë në rritje, ndërsa ato të ditës do të bijnë për tre deri pesë gradë Celsius.