Shfaqen pamje të reja, Rusia ka rritur kapacitetet ushtarake në kufi me Ukrainën

Imazhet më të fundit satelitore të kompanisë private amerikane tregojnë se Rusia ende po grumbullon forcat e saj në Krimenë e aneksuar dhe në kufi me Ukrainën, ndërsa Moska në të njëjtën kohë po ushtron presion ndaj Shteteve të Bashkuara për të rënë dakord rreth garancive të sigurisë.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte pamjet e fundit të Maxar Technologies. Kremlini ka thënë vazhdimisht se rezervon të drejtën për të vendosur forcat e veta ushtarake në territorin rus sipas dëshirës dhe akuzon vendet perëndimore për kryerjen e manovrave ushtarake provokuese pranë kufijve të tij.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, “po vendos trupat në territorin e saj për shkak të veprimeve armiqësore të rivalëve në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilët po kryejnë manovra shumë ambicioze pranë kufijve tanë”, raporton reuters.

Imazhet satelitore nga 13 dhjetori tregojnë një bazë në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, plot me automjete të blinduara dhe tanke. Maxar e filmoi atë bazë në tetor dhe ishte bosh.

Sipas Maxer, aktivitetet janë intensifikuar në tre lokacione në Krime dhe pesë lokacione në Rusinë perëndimore.

Presidenti i SHBA-s137, Joe Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë kanë akuzuar Moskën se po shqyrton një sulm ndaj Ukrainës që në muajin janar, por Rusia e ka hedhur poshtë me forcë.