Shfaqen komplikime për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Ukraina thotë se është e zhgënjyer që përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian kanë hasur në rezistencë nga Austria.

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, kishte thënë se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në BE, sipas tij, duhet të gjendet një rrugë alternative për t’u zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.

Ukraina i ka quajtur këto komente “strategjikisht dritëshkurtra”.

BE-ja qëndron pas Ukrainës gjatë luftës, duke ndëshkuar me sanksione Rusinë për pushtimin e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.